MSH: Zjarr në rrethin e spitalit në Manastir, nuk ka dëme materiale, as nuk janë rrezikuar punonjësit dhe pacientët
- Në zonën e Spitalit Klinik "Dr. Trifun Panovski" - Manastir, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e djegies së barit të thatë. Shërbimet kompetente ndërhynë menjëherë dhe me efikasitet dhe e lokalizuan atë në kohën më të shkurtër të mundshme. Nuk ka dëme materiale në objektet e spitalit, as nuk është rrezikuar siguria e pacientëve dhe punonjësve.
Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) - Në zonën e Spitalit Klinik "Dr. Trifun Panovski" - Manastir, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e djegies së barit të thatë. Shërbimet kompetente ndërhynë menjëherë dhe me efikasitet dhe e lokalizuan atë në kohën më të shkurtër të mundshme. Nuk ka dëme materiale në objektet e spitalit, as nuk është rrezikuar siguria e pacientëve dhe punonjësve.
#Ministria e Shëndetësisë informon se mbrëmë, në zonën e Spitalit Klinik "Dr. Trifun Panovski" - Manastir, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e djegies së barit të thatë. Zjarri u raportua menjëherë në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe në stacionin e zjarrfikësve, pas së cilës shërbimet kompetente ndërhynë shpejtë e me efikasitet dhe e lokalizuan atë në kohën më të shkurtër të mundshme. Spitali ndërmori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ndjekur situatën. Nuk pati dëme materiale në mjediset e spitalit, as nuk u kërcënua siguria e pacientëve dhe punonjësve. Puna e spitalit është duke vazhduar pa pengesa", thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërhyrja zgjati për një kohë të shkurtër dhe përfundoi plotësisht pa nevojën e evakuimit ose masave shtesë të sigurisë.
Ministria e Shëndetësisë, thonë nga atje, monitoron vazhdimisht situatën në të gjitha institucionet publike shëndetësore. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s