• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH: Pranim në kopshte të fëmijëve me tre doza të vaksinës DiTePer dhe rivaksinim i detyrueshëm pas gjashtë muajve

MSH: Pranim në kopshte të fëmijëve me tre doza të vaksinës DiTePer dhe rivaksinim i detyrueshëm pas gjashtë muajve

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive pas mbledhjes së djeshme, ka marrë vendim me të cilin lejohet pranimi dhe qëndrimi në kopshtet e fëmijëve në territorin e vendi, për fëmijët të cilët pas një kalendari "catch-up", e kanë kompletuar vaksinimin parësor - tre doza të vaksinës DiTePer, me marrjen e detyrueshme të rivaksinimit të parë gjashtë muaj pas marrjes së të fundit - dozës së tretë të serisë së vaksinimit parësor, njoftoi pasdite Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Vendimi hyn në fuqi sot, sqarojnë ata dhe do të zbatohet nga e hëna.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se kanë mbërritur vaksinat DiTePer për të rriturit, qytetarët mund të vaksinohen në pikat e vaksinimit.

"Vaksinat janë të sigurta dhe përfaqësojnë arritjen më të madhe të sistemit shëndetësor. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore, që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse prioriteti kryesor është mbrojtja e tyre shëndetësore. Pikat e vaksinimit për imunizimin punojnë në dy turne për t'ua lehtësuar prindërve imunizimin e fëmijëve", shkruhet në njoftimin e Ministrisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR