• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH: Pas takimit me specializantët privatë është dorëzuar raport deri në qeveri

MSH: Pas takimit me specializantët privatë është dorëzuar raport deri në qeveri

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Pas takimit me specializantët privatë është përpiluar raport i cili është dorëzuar në Qeveri. Në njërën nga seancat do të shqyrtohen për të parë kërkesat e tyre dhe zgjidhjet e mundshme në këtë periudhë parazgjedhore, informuan pasditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

"Ministria e Shëndetësisë gjithmonë do të angazhohet që të përmirësojë kushtet e punës së të gjithë punonjësve shëndetësor, përfshirë edhe specializantët privatë, të rëndësishëm në sistemin shëndetësor. Në vitin 2018, specialzintatët privatë u njohën për herë të parë në shëndetin publik dhe paguhen për punën e tyre. Qëndrimi i ministrisë është pozitiv me qëllim për t'u dalë në ndihmë specializantëve privatë", thuhet në komunikatë.

Gjatë viteve të kaluara, thuhet në kumtesë, pagat e punonjësve shëndetësor janë rritur disa herë dhe kushtet e tyre të punës janë përmirësuar. Me të njëjtën qasje, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë do të ndihmohen edhe specializantët privatë.

Specializantët privatë sot paralajmëruan grevë të përgjithshme nga e hëna. Në kumtesën e sotme ata theksojnë se edhe krahas protestës së zhvilluar nga specializantët privatë më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë në qeverinë teknike, Ilir Demiri, më 2 prill, ende kërkesat e tyre nuk janë përmbushur.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR