• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH për MIA-n: Kemi iniciuar harmonizimin e çmimeve për shërbimet private shëndetësore për të huajt me qytetarët tanë

MSH për MIA-n: Kemi iniciuar harmonizimin e çmimeve për shërbimet private shëndetësore për të huajt me qytetarët tanë

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Lidhur me çmimoren për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të huajt, është dërguar shkresë deri te të gjitha klinikat dhe institutet universitare për harmonizimin e çmimeve për shërbimet private shëndetësore për të huajt me ato për shtetasit e Maqedonisë, thonë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

"Për këto ndryshime nuk duhej ndonjë ndryshim në ligjin dhe disa nga klinikat dhe institutet tashmë kishin çmime të barazuara, përkatësisht një listë çmimesh për shërbimet shëndetësore private. Me këtë ndryshim u japim shtetasve të huaj të drejtën e zgjedhjes mes institucioneve publike dhe private, duke promovuar shëndetin publik si një shërbim shëndetësor i disponueshëm dhe efikas në vendin tonë, konkurrues në tregun e punës, sqarojnë nga Ministria për MIA-n.

Nga aty bëjnë me dije se po fillon edhe procedura për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Greqinë, me qëllim të rregullimit të marrëdhënieve të ndërsjella në fushën e sigurimeve shoqërore, për realizimin pa probleme të të drejtave të sigurimeve shoqërore gjatë lëvizjes së qytetarëve tanë në Greqi dhe transferueshmëria e këtyre të drejtave gjatë lëvizjes së tyre brenda territorit grek. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR