• e shtunë, 23 nëntor 2024

MSH: Në mbledhje të Qeverisë është miratuar informacioni për situatën në klinikat kirurgjikale, thuhet që të bëhet zëvendësim i pajisjes së stacionit qendror kompresor me pajisje të re

MSH: Në mbledhje të Qeverisë është miratuar informacioni për situatën në klinikat kirurgjikale, thuhet që të bëhet zëvendësim i pajisjes së stacionit qendror kompresor me pajisje të re

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjendjen në klinikat kirurgjikale pranë Qendrës Klinike Universitare "Nëna Terezë" Shkup lidhur me problemin për stacionin kompresor, si dhe për aktivitetet dhe masat e ndërmarra deri më tani me qëllim të tejkalimit të tij me çka është marrë vendim për zëvendësim të pajisjes së stacionit qendror kompresor me pajisje të re, dhe për dislokim të stacionit. 

"Thuhet, që institucionet publike nga sfera shëndetësore për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikat universitare, entit dhe Qendrës Urgjente Shkup të bëjnë ndërrimin e pajisjeve të stacionit qendror të kompresorit me pajisje të reja, si dhe ndërrimin e instalimit dhe dislokimit të stacionit qendror të kompresorit. Thuhet se institucionet publike shëndetësore për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikat universitare, entit dhe qendrës urgjente Shkup duhet t'i dorëzojnë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut plan operativ për realizimin e aktiviteteve në afat prej një jave", thuhet në konkluzionet e mbledhjes.

Para tri ditëve, të hënën zëvendësministrja dr. Manoleva solli edhe urdhër që klinikat universitare të cilat janë strehuar në ndërtesat e klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike sallat e operacioneve të fillojnë me punë duke i shfrytëzuar kompresorët e jashtëm dhe me enë me ajër të kompresuar. Ministria e Shëndetësisë do t'i njoftojë klinikat që të blejnë kompresorë të jashtëm me qëllim të funksionimit të institucioneve me program urgjent dhe elektiv, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR