MSH: Kryetari i Kuvendit Gashi në gjendje stabile shëndetësore
- Ministria e Shëndetësisë njofton se Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
- Post By Sara Ademi
- 16:31, 23 korrik, 2025
Shkup, 23 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë njofton se Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
"Rreth mesnatës ai është hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive me dhimbje barku dhe menjëherë janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike dhe laboratorike, ku është konstatuar një obstruksion intestinal në zorrën e hollë. ", qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Nga atje shtojnë se ai është mbajtur për trajtim spitalor dhe ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore. Aktualisht është në trajtim konservativ me medikamente dhe nuk ka indikacione për trajtim kirurgjikal. sa/
foto: MIA