• e premte, 05 dhjetor 2025

MSh: Edhe një transplantim të organeve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht

MSh: Edhe një transplantim të organeve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht

Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) -  Edhe një transplantim i orgneve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht. Pacientët që iu nënshtruan transplantimit janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

 Në procesin e transplantimit, siç qëndron  në komunikatën e Ministrisë të publikuar me rastin e 13 Gushtit, Ditës Botërore të Donatorëve të Organeve, janë përfshirë disa ekipe nga klinikat kirurgjikale dhe interne të Bllokut Klinik "Nënë Tereza". 

 

Nga Ministria pacientëve u dëshirojnë jetë të gjatë dhe shnëdet të mirë dhe shprehim mirënjohje të madhe për familjen që, në momentet më të vështira, vendosi të dhurojë organet.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR