• e premte, 22 nëntor 2024

MSH: Demiri do të bisedoj me familjen e Leonid Indovit rreth shlyerjes së shpenzimeve për rehabilitimin e tij

MSH: Demiri do të bisedoj me familjen e Leonid Indovit rreth shlyerjes së shpenzimeve për rehabilitimin e tij

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri informoi se në seancën e sotme të qeverisë është diskutuar për rastin e Leonid Indovit ku janë shpjeguar procedurat e deritanishme para institucioneve kompetente dhe i referohen rehabilitimit të Indovit që po zhvillohet për momentin, bëjnë të ditur nga ky dikaster.

“Qeveria erdhi në një konkluzion me të cilin si ministër më obligoi që të bisedoj me familjen dhe t'i njoh me zgjidhjet e mundshme për shlyerjen e shpenzimeve të deritanishme të rehabilitimit të Leonid Indovit, pas së cilës do ta informoj Qeverinë për zgjidhjen konkrete”, thotë ministri Demiri.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR