• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2022/2023

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2022/2023

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i informon qyetarët se ka filluar pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2022/2023. Me këtë pagesë janë përfshirë 30.999 shfrytëzues të shtesës arsimore në nivel të shtetit.

Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, si më poshtë: për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit kalendarik aktual, për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe për periudhën e katërt matëse pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual", informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Shuma e shtesës arsimore, sqarojnpë nga MPPS, kryhet në katër shuma të barabarta nga  2.211 denarë për shfrytëzuesin e të drejtës së shumës për edukimin e fëmijës në shkollën fillore, ndërsa nga 3.518 për shfrytëzuesin e të drejtës të vlerës për edukimin për një fëmijë në shkollën e mesme, pas përfundimit të secilës periudhë matëse, të vërtetuara me këtë ligj. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR