• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPPS: Në proces është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

MPPS: Në proces është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se sot ka filluar pagesa e të drejtës sociale, për fëmijë dhe mbrojtje civile për muajin nëntor për vitin 2023.

Nga Ministria theksojnë se shfrytëzuesit e të drejtës monetare që posedojnë një kartelë debiti do të mund të tërheqin para nga bankomatet, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose në mënyrë elektronike nga sot 5 dhjetor 2023.

"Me qëllim për të shmangur turmën para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të kryhet në dy grupe në të gjitha filialet e hapura të bankave konform me orarin e përcaktuar sipas rendit të alfabetit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë: më 5 dhjetor nga A në L dhe më 6 dhjetor nga shkronja M në Z. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR