MPPS: E shtuna, 8 prill ditë jopune për pjesëtarët e komunitetit rom
- Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kumtoi se në pajtim me Ligjin për festat, e shtuna, 8 prill, Dita Ndërkombëtare e romëve është ditë jopune për pjesëtarët e komunitetit rum në shtet.

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kumtoi se në pajtim me Ligjin për festat, e shtuna, 8 prill, Dita Ndërkombëtare e romëve është ditë jopune për pjesëtarët e komunitetit rum në shtet.
Njëherësh, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pjesëtarëve të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua uron Ditën Ndërkombëtare të romëve.