• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPPS: E enjtja ditë jo pune, kurse të mërkurën orar i shkurtuar pune për administratën publike dhe shtetërore në Shkup

MPPS: E enjtja ditë jo pune, kurse të mërkurën orar i shkurtuar pune për administratën publike dhe shtetërore në Shkup

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA)- Të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike të territorit të Qytetit të Shkupit më 29 nëntor (e mërkurë) do të punojnë me orar të shkurtuar deri ora 12:00, kurse më 30 nëntor (e enjte) përcaktohet si ditë jo pune, njofton Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, bazuar në konkluzionet e arritura në seancën e 199-të të Qeverisë të mbajtur të martën.

"Ky vendim ka të bëjë edhe me shkollat fillore dhe të mesme në zonat e Qytetit të Shkupit, megjithatë vërejmë se nuk ka të bëjë me institucionet parashkollore publike dhe objektet shëndetësore. Ju informojmë se të njëjtë duhet të zhvillojnë planet e tyre të cilat do të mundësojnë funksionimin normal të institucioneve", theksojnë nga MPPS.

Rekomandohet që komunat e Qytetit të Shkupit ti zbatojnë konkluzionet.

Vendimi i tillë është sjellë për shkak të mbledhjes së 30-të ministrore të OSBE-së e cila do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit 2023 në Shkup në organizimin e Ministrisë për Punë të Jashtme. ss/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR