• e diel, 22 dhjetor 2024

MPPS: Është paguar mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara qytetarëve

MPPS: Është paguar mbështetja financiare për kategoritë e rrezikuara qytetarëve

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se ndihma financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare është paguar. Në këtë grup të pagesave përfshihen përfituesit e shtesës së veçantë, përfituesit e së drejtës së shtesës për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër beqarë  të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar  dhe shfrytëzuesit e së drejtës për pension në shumën deri në 19.000 denarë.

Nga MPPS-ja informojnë se mbështetja financiare për shfrytëzuesit e përfshirë me këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës së shtesës për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për prindërit beqarë që janë përfitues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2023.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 19.000 denarë, për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2023, arrin në:

- 3.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare;

- 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 14.001 denarë deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin kryhet pagesa e mbështetja financiare dhe

- 1.500 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 16.001 denarë deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është kryer pagesa e mbështetjes financiare.

Kjo mbështetje financiare, siç shpjegojnë nga Ministria, kryhet pa parashtruar kërkesë nga shfrytëzuesit, në bazë të të dhënave nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, për të drejtën e ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është kryer pagesa e mbështetjes financiare.

"Nëse disa nga qytetarët/përfituesit e kategorive të përfshira në këtë ligj nuk kanë marrë mbështetje financiare, mund të parashtrojnë kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tetë ditësh nga dita e pagesës së mbështetjes financiare", thonë nga MPPS-ja.

Komisioni, pas kundërshtimeve të parashtruara, merr vendim në afat brenda 15 ditëve nga dita e parashtrimit të kundërshtimit. Në të njëjtën kohë, Komisioni për kundërshtimet e miratuara i dërgon njoftim kërkuesit dhe institucioneve kurse për kundërshtimet e refuzuara deri tek parashtruesi.

"Qytetarët i parashtrojnë kundërshtimet e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: prigovori@mtsp.gov.mk, ose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për Vendimmarrje për Kundërshtime për mbështetje financiare”, shtohet në kumtesën. ls/  

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 


 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR