• e diel, 22 dhjetor 2024

MPJ-ja konfirmon lajmin për aksidentin në Shqipëri ku jetën humbi një fëmijë tetë vjeçar nga Gostivari

MPJ-ja konfirmon lajmin për aksidentin në Shqipëri ku jetën humbi një fëmijë tetë vjeçar nga Gostivari

Shkup, 17 qershor 2023 (MIA)- Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) informon se sot në magjistralen Elbasan-Peqin, Republika e Shqipërisë, ka ndodhur aksident i rëndë trafiku, ku ka humbur jetën fëmija 8 vjeçar, A. K. nga Gostivari, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy bashkëudhëtarët, T. B. dhe R.K. janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë duke u trajtuar në spitalin lokal në Elbasan.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, siç është theksuar në kumtesën e MPJ-së është në komunikim me institucionet kompetente të Shqipërisë dhe familjen e fëmijës së ndjerë dhe janë vënë në dispozicion për ndihmë lidhur me bartjen e trupit të pajetë nga Shqipëria.

“Gjithashtu ju njoftojmë se janë në dispozicion telefonat e shërbimit kujdestar të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë +355689019198 dhe telefoni SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme 075 273 732”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

QËNDRONI TË LIDHUR