MPJdheTJ e dënuan deklaratën e Georgievit, në Ministri është thirrur në bisedë ambasadori bullgar Radukov
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon më sse ashpër deklaratat ofenduese të drejtuara ndaj kryetarit të Qeverisës dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarissë, Georg Georgiev, dhënë gjatë pjesëmarrjes së sotme në programin e mëngjesit në televizionin BTV.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:12, 10 korrik, 2025
Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon më sse ashpër deklaratat ofenduese të drejtuara ndaj kryetarit të Qeverisës dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarissë, Georg Georgiev, dhënë gjatë pjesëmarrjes së sotme në programin e mëngjesit në televizionin BTV.
Siç kumtoi MPJdheTJ, lidhur me këtë, Ministria sot e thirri në bisedë ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zheljasko Radukov, të cilit iu dorëzua protesta zyrtare dhe iu bë me dije papërshtatshmëria e diskursit të këtillë publik nga ana e një funskionari të lartë të qeverisë bullgare.
"Deklaratat e tilla, në të cilat përdoret fjalor i pahijshëm dhe nënçmohen përfaqësues të një shteti sovran, paraqesin ofendim të drejtpërdrejtë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe komunikimit diplomatik. Ato nuk kontribuojnë për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe janë në kundërshtim me frymën e dialogut konstruktiv dhe respektit të ndërsjelltë që duhet ta udhëheqë bashkëpunimin mes dy vendeve", qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Presim nga Sofja zyrtare të dërgojë kërkim-falje adekuate, në drejtim të ruajtjes së komunikimit bilateral dinjitoz dhe parimor.
Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Georg Georgiev në intervistë për BTV u lavdërua se shteti i tij është bërë faktor në BE dhe në rajon, me qëndrim se Maqedonia duhet ta ketë parasysh atë. Duke folur për kryeministrin Mickoski, e quajti kryeministër "verioro-maqedonas". ab/
Fotо: МIА arkivi