• e diel, 22 dhjetor 2024

MPJ: VMRO- DPMNE nuk mund të pranojë se me një video për shpjegim të procesit negociues me BE-në u zbulua propaganda e tyre

MPJ: VMRO- DPMNE nuk mund të pranojë se me një video për shpjegim të procesit negociues me BE-në u zbulua propaganda e tyre

Shkup, 6 gusht 2023

VMRO DPMNE nuk mund të pranojë se gënjeshtrat dhe propaganda e tyre për negociatat u zbuluan vetëm në një video të detajuar në të cilën shpjegohej saktësisht përmbajtja e kornizës negociouese, si dhe procedurat dhe parimet e procesit negociues. Qytetarëve iu bë e qartë se as Marrëveshja me Bullgarinë dhe as rishikimet nga Neni 12 nuk do të jenë pengesë për përparimin në integrimin evropian, pasi që ato nuk janë as pjesë e kapitujve, e as e dispozitave që përfshihen në planet aksionare e as diku tjetër në pjesën e posaçme të kornizës negociuese, për të cilën do të përpilohen raporte e mbi të cilat do të ketë votim.

Integrimi evropian i vendit paraqet interes strategjik shtetëror, për të cilin qytetarët, pavarësisht nga përkatësia politike, kanë të drejtë të informohen qartë dhe saktë për çështjet nga të cilat varet se në çfarë shteti do të jetojmë në të ardhmen. Qytetarët meritojnë debat të arsyetuar politik, jo akuza paushalle dhe spekulative për të cilat nuk ka asnjë bazë. Është për të ardhur keq që opozita, në vend që të paraqesë argumentet e saj dhe të shpjegojë publikisht qëndrimet e saja politike, zgjedh të përfshihet në tregime të sajuara me të cilat përpiqet të shmangë përgjegjësinë për inatin politik me të cilin vepron.

Qytetarët meritojnë të ardhme evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut meriton t’i vazhdojë me sukses negociatat dhe liderët e përgjegjshëm politikë  nuk duhet për shkak të interesave të ngushta partiake t’ia pengojnë këtë rrugëtim vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme

___________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR