• e premte, 22 nëntor 2024

MPJ: Takim i komitetit të përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore sipas Marrëveshjes së Prespës

MPJ: Takim i komitetit të përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore sipas Marrëveshjes së Prespës

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se dje në Shkup është mbajtur takimi i 8-të i Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve për Çështjet Historike, Arkeologjike dhe Arsimore, i krijuar në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.

"Të dy delegacionet ranë dakord që të vazhdojnë punën sipas dispozitave të Marrëveshjes së Prespës", theksohet në kumtesën e shkurtër të MPJ-së

Komiteti i përbashkët ndërdisiplinor, shtohet në kumtesën, e shpreh përkushtimin e tij ndaj detyrimeve të përcaktuara në Marrëveshjen e Prespës.

Data e takimit të radhës në vitin 2024 do të përcaktohet përmes kanaleve diplomatike, theksojnë nga MPJ-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR