MPJ: Të shmangen udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme me gjendje të përkeqësuar të sigurisë, sipas nevojës të kontaktohen ambasadat e Maqedonisë
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territoret e vendeve të Lindjes së Mesme që t'i ndjekin portalet kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente në këto vende. Ministria gjithashtu apelon qytetarët e Maqedonisë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet gjendja e sigurisë.
- Post By Sara Ademi
- 21:52, 23 qershor, 2025
Shkup, 23 qershor 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territoret e vendeve të Lindjes së Mesme që t'i ndjekin portalet kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente në këto vende. Ministria gjithashtu apelon qytetarët e Maqedonisë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet gjendja e sigurisë.
"Lidhur me informacionet e fundit për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljen e hapësirës ajrore të disa shteteve të rajonit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territoret e shteteve të këtij rajoni që të ndjekin portalet kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente në këto vende", thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Nga atje theksojnë se përveç thirrjes së mëparshme drejtuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë në Izrael që të kontaktojnë Ambasadën në Tel Aviv, ata gjithashtu u bëjnë thirrje shtetasve të Maqedonisë të vendosur në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të kontaktojnë ambasadat kompetente në Doha dhe Abu Dabi për të gjitha informacionet apo pyetjet e nevojshme.
Ministria liston kontaktet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore dhe shërbimeve në vendet e Lindjes së Mesme ku mund të kontaktojnë qytetarët e Maqedonisë.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv
Tel: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546
Е-posta: telaviv@mfa.gov.mk
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi
Tel: +971 56 441 7532
Е-posta: abudabi@mfa.gov.mk
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Doha
Tel: +974 50 173 111
Е-posta: doha@mfa.gov.mk
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736
Е-posta: globalsos@mfa.gov.mk
sa/
Foto: MPJTJ