• e enjte, 10 tetor 2024

MPJ e Kosovës me apel deri te qytetarët që të shmangin pikëkalimet kufitare me Serbinë

MPJ e Kosovës me apel deri te qytetarët që të shmangin pikëkalimet kufitare me Serbinë

Prishtinë, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës dhe diasporës që të shmangin lëvizjet nëpër territorin e Serbisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një kumtesë të publikuar në Fejsbuk, MPJ e Kosovës ka bërë thirrje që të shmangen të gjitha hyrjet dhe daljet në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thirrja vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit "Këshilli organizativ për bllokada" nga Serbia i cili publikoi se me 6 shtator të këtij viti janë planifikuar bllokada të rrugëve që të dërgojnë në pikat kufitare, deri në tërheqjen e policisë së Kosovës nga zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës. 

"Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të diasporës që të përcjellin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme", thuhet në komunikatë.

Të martën, me 3 shtator, në protestën e ish punonjësve të institucioneve paralele serbe në komunat në veri të Kosovës, serbët të cilët protestuan paralajmëruan për aksione radikale deri në bllokim të kufijve.

Me arsyetimin se ekziston dyshimi për dhënien e dokumenteve të falsifikuara, të premten e kaluar policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe - komunën e qarkut të Mitrovicës së Kosovës dhe komunat paralele Mitrovica e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR