MPB: Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025 po zhvillohet qetë
- Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike në tërë territorin e vendit. MPB-ja po merr masa dhe kryen aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim zbatimin e pandërprerë dhe të sigurtë të të gjithë procesit zgjedhor. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe ligjit, ka pasur disa denoncime për fushatë gjatë votimit në disa vende, por pas masave të ndërmarra deri tani, nuk janë konfirmuar parashtrimet e raportimeve, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:19, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike në tërë territorin e vendit. MPB-ja po merr masa dhe kryen aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim zbatimin e pandërprerë dhe të sigurtë të të gjithë procesit zgjedhor. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe ligjit, ka pasur disa denoncime për fushatë gjatë votimit në disa vende, por pas masave të ndërmarra deri tani, nuk janë konfirmuar parashtrimet e raportimeve, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
MPB-ja, siç theksoi, apelon deri te të gjithë qytetarët dhe partitë politike të sjellin atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike.
"Nëse ka ndonjë shkelje të procesit zgjedhor, qytetarët të raportojnë në stacionin më të afërt policor ose në numrat e telefonit 192 ose 112", tha Andreevski. qa/
Фото: Принтскрин