MPB vepron rreth kërkesës së autoriteteve austriake për verifikim të një të dyshuari për sulm të planifikuar terrorist në Vjenë
- Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është duke vepruar rreth kërkesës së pranuar nga autoritetet austriake për të kontrolluar një person me origjinë nga vendi dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë.
- Post By Melahat Baftija
- 14:34, 8 gusht, 2024
Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është duke vepruar rreth kërkesës së pranuar nga autoritetet austriake për të kontrolluar një person me origjinë nga vendi dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë.
"Ju njoftojmë se autoritetet austriake kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për verifikimin e një personi me origjinë nga RMV-ja, i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë. Nga ana jonë, ne veprojmë në lidhje me kërkesën e dorëzuar", informuan nga MPB-ja për MIA-n.
Policia austriake ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikim të sulmeve në një koncert të megayllit tejlor Suift që do të mbahej në Vjenë. Njëri person, një 19-vjeçar, siç bëjnë të ditur mediat austriake, është nga Maqedonia e Veriut.
Drejtori i përgjithshëm i Sigurisë publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë, Frans Ruf, e cilësoi 19-vjeçarin e arrestuar në Ternic si “autorin kryesor të menjëhershëm”, ndërsa personi i dytë i arrestuar është një 17-vjeçar, austriak", transmeton agjencia e lajmeve të Austrisë - APA.
Gjatë kontrollit të djeshëm në një shtëpi janë sekuestruar disa lëndë kimike dhe mjete teknike. Tani do të vlerësohen. Sipas Ruf, vetëm disa javë më parë, i dyshuari u zotua për besnikëri ndaj liderit aktual të Shtetit Islamik në Internet.
"Dy të arrestuarit janë të lindur në Austri, prindërit e 19-vjeçarit kanë rrënjë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa nëna e 17-vjeçarit është austriake", deklaroi drejtori i përgjithshëm i Sigurisë publike Ruf.
Arrestimet e të dyve, sipas Ruf, "minimizuan kërcënimin ndaj këtij grupi të vogël", ndërsa anulimi i koncerteve të Tejlor Suift ishte "vendim dhe përgjegjësi e organizatorëve".
Ruf konfirmon se ata kishin një informacion nga shërbimet e huaja, pas së cilës u krye hetim në kombinim me dijeninë e shërbimit inteligjent austriak. mb/
Foto: EPA