• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPB: Shqiptohen 151 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

MPB: Shqiptohen 151 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Në kuadër të kontrollit të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë gjobitur 151 shoferë.

Prej tyre katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 79 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 72 shoferë jashtë vendeve të banimit. 

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR