• e mërkurë, 18 qershor 2025

MPB: Qytetarët të kenë kujdes nga linqet fishing, rastet t'i denoncojnë

MPB: Qytetarët të kenë kujdes nga linqet fishing, rastet t'i denoncojnë

Shkup, 13 maj 2025 (MIA) - Sektori i Krimit Kompjuterik pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme periudhën e fundit konstatoi një dukuri të shpeshtuar të ashtuquajtur -sulmet fishing, përmes postës elektronike në të cilën po keqpërdoren emrat e disa kompanive maqedonase, me qëllim të furnizimit të paaurtorizuar të të dhënave nga to. Këto mesazhe, siç bën të ditur MPB, pohojnë rrejshëm se keni kryer shkelje të të drejtave autoriale dhe përmbajnë linqe -fishing në dokumentacionin e supozuar ose kërkesa për ndërmarrjen e veprimeve.

"Është e rëndësishme dhe domethënëse që qytetarët, gjegjësisht kompanitë të dinë se mesazhi nuk është dërguar nga kompania e vërtetë, të mos klikojnë në linqet ose bashkëngjitjet në mesazh, të mos i përgjigjen mesazhit, të mos këmbejnë informacione personale dhe menjëherë ta fshijnë mesazhin", thuhet në kumtesë.

MPB informon se Sektori i Krimit Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmori masa aktive dhe udhëhoqi procedura lidhur me këto mashtrime.

"Nëse keni pranuar një mesazh të këtillë ose jeni viktimë e një mashtrimi të ngjashëm interneti, menjëherë paraqitni rastin në stacionin policor më të afërt. Tentativat e fishingut zakonisht vijnë përmes postës elektronike, por edhe nga rrjetet sociale, përmes mesazheve tekstuale SMS ose thirrjes telefonike", qëndron në kumtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, të dhënave të tyre personale dhe keqpërdorimeve të mundshme si dhe pasojave që mund të paraqiten, apelon për të patur kujdes gjatë pranimit të mesazheve të këtilla, që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji dhe të dhënat e tyre personale të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me personat e panjohur, si dhe me personat të cilëve nuk mund t’u vërtetohet identiteti i vërtetë, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të mëtutjeshëm të tyre. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR