• e premte, 05 dhjetor 2025

MPB: Mbi 100 persona janë privuar nga liria në shtator për shkak të posedimit të lëndëve narkotike, u sekuestrua një sasi e madhe droge

MPB: Mbi 100 persona janë privuar nga liria në shtator për shkak të posedimit të lëndëve narkotike, u sekuestrua një sasi e madhe droge

Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve operative aktuale në fushën e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të drogës, nënpunësit policorë nga njësitë e ndryshme organizative policore gjatë muajit shtator, në disa raste të ndryshme, kanë privuar nga liria mbi 100 persona, përfshirë edhe disa të mitur, të cilët posedonin lëndë narkotike.

Siç njoftoi MPB-ja, gjatë kontrollimeve personale dhe të automjeteve, te këta persona janë zbuluar dhe sekuestruar sasi më të mëdha të marihuanës, substancë e bardhë me copëza, substancë e bardhë pluhur, substancë kafe pluhur, tableta MDMA, amfetamin dhe heroinë.

"Gjithashtu, bazuar në kontrollimet e kryera gjatë muajit të kaluar, përveç zbulimit dhe sekuestrimit të sasive të caktuara të marihuanës, kokainës, hashishit, dhe amfetaminës, në rreth dhjetë raste të ndryshme më shumë se 15 persona u privuan nga liria dhe kundër tyre u ngritën kallëzime penale si të dyshuar për kryerjen e veprës  penale sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së", informojnë nga MPB-ja. 

MPB-ja informon se edhe në vendkalimin kufitar "Tabanoc" në shtator, gjatë hyrjes në vend, në disa raste të ndara, tek shtetasit serbë, hungarezë, austriakë dhe belgë, gjithashtu u zbuluan edhe kokainë, amfetaminë dhe marihuanë. 

"Gjithashtu gjatë shtatorit, në rrugën rajonale Manastir-Prilep, nënpunësit policorë nga Departamenti i policisë kriminale, SPB Manastir dhe NJSA Tigrat nga Byroja e sigurisë publike e MPB-së, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të drogës, parandaluan transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë", njoftoi MPB. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR