• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB: Kundër personit L.P. gjatë viteve të kaluara janë parashtruar pesë kallëzime

MPB: Kundër personit L.P. gjatë viteve të kaluara janë parashtruar pesë kallëzime

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Për shkak rë pyetjeve të parashtruara nga një numër më i madh i mediumeve në lidhje me personin L.P. i dyshuar për vrasjen e V.GJ. dhe P.ZH., për denoncime të këtilla të parashtruara në periudhën e kaluar, MPB e informon opinionin se në vitin 2019 është parashtruar kallëzim penal për përgjim dhe inçizim të paautorizuar, kurse në vitin 2019 janë parashtruar edhe kundërvajtje për shkak të përbuzjes së nëpunësit policorë.

"Në vitin 2020 është parashtruar kallëzim penal për armëmbajtje pa leje ose materie shpërthyese dhe mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Në vitin 2005 është parashtruar kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe raste të veçanta të falsifikimit të dokumentit, në vitin 2002 për denoncim të rrejshëm të veprës penale, kurse në vitin 2000 evazion fiskal", kumtoi sot MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR