• e hënë, 09 shkurt 2026

MPB ka publikuar fotografi dhe përshkrim nga e zhdukura Vanja Gjorçevska

MPB ka publikuar fotografi dhe përshkrim nga e zhdukura Vanja Gjorçevska

 Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA)  -  Ministria e Punëve të Brendshme sot ka publikuar fotografinë dhe përshkrimin e Vanja Gjorçevskës në regjistrin e personave të zhdukur në Maqedoninë e Veriut.

 "GJORÇEVSKA VANJA, babai Aleksandar, nëna Zorica, e lindur më 27.02.2009 në Shkup. E zhdukur më 27.11.2023 në orët e mëngjesit në rrugën për në SHFK "Pestaloci" në Komunën Qendër të Shkupit.

 Përshkrimi: gjatësia 175 cm, pesha 58 kg, flokët kafe të errët, sytë kafe, mban proteza në dhëmbët e sipërme dhe të poshtme, ka një nishan në anën e djathtë të fytyrës. E veshur me një bluzë blu, xhaketë të zezë, xhinse të zeza me xhepa anash, atlete të bardha me vija kafe. Me vete mban një çantë shpine shkolle dhe një celular "ajfon", shkruhet në njoftimin e MPB-së.

 Ministria e Punëve të Brendshme është duke ndërmarrë masa dhe aktivitete intensive për gjetjen e Gjorçevskës pasi dje në orën 08:35 nëna e saj ka raportuar se dyshohet se ajo është e zhdukur.

"Për zgjedhjen e rastit dhe gjetjes së personit menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB Shkup në nivel më të lartë, janë kryer një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat" informojnë nga MPB-ja. 

 Nga MPB-ja apelojnë që të mos përhapet dezinformata dhe se vazhdimisht do ta informojnë opinionin deri në gjetjen e të miturës.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR