MPB: Janë hedhur mbi 62 tonë ujë, lokalizohen zjarret në Kondovë dhe në rajonin e Velesit
- Mbi 62 tonë ujë hodhi helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme me çfarë u lokalizuan zjarret në Kondovë dhe rajonin e Velesit, informojnë nga MPB-ja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:02, 16 tetor, 2023
Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Mbi 62 tonë ujë hodhi helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme me çfarë u lokalizuan zjarret në Kondovë dhe rajonin e Velesit, informojnë nga MPB-ja.
"Departamenti i Njësive të Aviacionit të MPB-së, pas kërkesës së pranuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza për shuarjen e zjarrit në Kondovë të Shkupit, si dhe zjarrit në rajonin e Velesit mes fshatrave Ivankovc, Mamutçevë dhe Milevë, sot e ka dërguar helikopterin Bell-412ep në veprim të koordinuar me zjarrfikësit, nga Njësia Territoriale Zjarrfikjese, zjarret janë lokalizuar", qëndron në kumtesën e MPB-së.
Shtojnë se helikopteri Bell-412ep ndaj zjarrit në Kondovë ka hedhur mbi shtatë tonë ujë, ndërsa ndaj zjarrit në rajonin e Velesit mbi 55 tonë ujë.
Foto: MPB