• e enjte, 20 shkurt 2025

MPB: Dje më së paku janë respektuar rregullat e parkimit të rregullt

MPB: Dje më së paku janë respektuar rregullat e parkimit të rregullt

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë gjatë ditës së djeshme 796 pjesëmarrësve në komunikacion u lëshuan urdhërpagesa, ndërsa janë paguar 500 prej tyre. Madje 338 nga këto shkelje dje kishin të bëjnë me parkimin e parregullt, ndërsa në 145 raste bëhej fjalë për mosrespektimin e shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes, njoftoi sot MPB-ja. 

Lidhur me shkeljet në bazë të mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe të folurit në celular gjatë vozitjes, janë evidentuar 50, respektivisht 31 shkelje.

Nëpunësit policorë zbuluan 58 persona që kanë marrë pjesë në koumikacion pa leje drejtimi, në tetë raste janë zbuluar vozitës në gjendje të alkoolizuar, në katër raste kanë kaluar në sinjal të kuq, ndërsa në komunikacion kanë marrë pjesë edhe 15 automjete të paregjistruara.

Nga MPB-ja njoftojnë se do të vazhdojnë me kontrollet intensive të qarkullimit rrugor në mbarë vendin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR