• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB dhe SPM filluan fushatë për rolin e policisë në bashkësi

MPB dhe SPM filluan fushatë për rolin e policisë në bashkësi

Shkup, 25 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, në prezencë të një pjese të udhëheqësisë të MPB-së, përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Këshillit Lokal për Parandalim dhe deputetë e promovoi fushatën e përbashkët të MPB-së dhe SPM-së, “MPB për qytetarët-komunitet, besim, përgjegjësi”, qëllimi i të cilës është afrimi te qytetarët për thelbin, vlerat dhe karakteristikat e konceptit-puna e policisë me komunitetin, rëndësia e ndërtimit të partneritetit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, por edhe mekanizmat për kontrollë ndaj policisë të cilat kontribuojnë në rritjen e kredibilitetit dhe integritetit të saj.

Ministri në fjalimin e tij potencoi se policia si institucion është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve dhe të shoqërisë dhe ka një nga rolet më të rëndësishme në shtet dhe në komunitet.

“Ajo e garanton rendin, paqen, sigurinë dhe sundimin e ligjeve. Policia punon në asgjësimin e krimit të organizuar, bënë një luftë të pakompromis ndaj të gjitha dukurive kriminogjene në shoqëri, në të njëjtën kohë duke ndërmarrë edhe masa parandaluese për rritjen e sigurisë së qytetarëve, e mbron rendin kushtetues dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe, gjithsesi siguron shërbime civile”, potencoi Spasovski.

Ai theksoi se të gjitha reformat serioze dhe përparimet materialo-teknike të cilat u realizuan në vitet e kaluara në MPB janë me qëllim të ndërtimit të një policie e cila do të jetë servis i vërtetë i qytetarëve dhe motoja e punës nën të cilën funksionon MPB-ja është “MPB për qytetarët”.

“Fakt është se qytetarët më së miri e dinë se me çfarë sfida ballafaqohen në komunitetin në të cilin jetojnë, kurse policia është gjithmonë miku i parë në vështirësi. Prej këtu puna e përbashkët ndërmjet policisë dhe popullatës lokale është kruciale  për identifikimin e problemeve, vendosjen e prioriteteve dhe zgjdhjen e sfidave bashkëkohore të komunitetit lokal në lidhje me kriminalitetin, çrregullimet sociale dhe fizike. Gjatë kësaj, në mënyrë aktive bashkëpunojmë me njësitet e vetqeverisjes lokale, posaçërisht me Këshilat Lokal për Parandalim dhe grupet këshilldhënëse të qytetarëve me të cilat do të mundësohet përgjegjësi e përbashkët gjatë zgjidhjes së problemeve”, tha Spasovski, duke shtuar se do të vazhdohet me ndërmarrjen e masave për etabilmin e vazhdueshëm për polici të dukshme dhe të pranueshme, e cila do të ketë sens për shqetësimet e qytetarëve dhe do të përgjigjet nevojave të komunitetit, do të jetë llogaridhënëse dhe transparente në aktivitetet e saja.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme përpjekjet e deritanishme janë shpërblyer me besim të lartë nga ana e qytetarëve, ky besim në mënyrë drastike është rritur nga më parë, kurse sipas vlerësimeve të tyre policia është njëra nga tri institucionet më transparente në shtet. Kështu, transparenca aktive e MPB-së nga mesatarja 59,5 për qind në vitin 2016, në vitin 2022 ka arritur deri më 91,7 për qind, që paraqet një rritje prej 32,25 për qind, duke kaluar tri nivele, nga një institucion plotësisht i mbyllur deri te një transparencë aktive shumë e mirë.

“Për këtë vendosëm të zbatojmë këtë fushatë nëpër të gjithë sektorët e punëve të  brendshme në shtet, dhe në këtë mënyrë edhe më tepër ta ofrojmë policinë te qytetarët, përmes konceptit “Policia dhe qytetarët”, kurse bashkëpunimi i planifikuar kontribuon për parandalimin e kriminalitetit, dhe gjatë kësaj rezultati është siguri e rritur dhe cilësi më e mirë e jetesës, diçka që të gjithë e dëshirojmë”, porositi ministri Spasovski.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev në fjalimin e tij theksoi se qytetarët më së miri i dinë problemet dhe sfidat me të cilat për çdo ditë ballafaqohen në mjediset ku jetojnë.

“Policët janë heronjtë tanë të cilët çdo ditë në vepër dëshmojnë se si dashurohet shteti dhe se si realizohen detyrat të cilat u janë besuar. Duke qëndruar me krenari në linjën e parë të mbrojtjes të shtetit tonë, shfaqin humanizmin, ndershmërinë e tyre, vetëflijimin, duke qenë shembull për gjeneratat e ardhshme, shembull se si dashorohet dhe respektohet atdheu në kohë të sfidave të mëdha me të cilat për çdo ditë ballafaqohen si në të kaluarën poashtu edhe sot”, tha Kicev.

AI shtoi se është shumë e rëndësishme besimi dhe respekti të cilin e kanë qytetarët ndaj policisë, për arsye se pa besim nuk ka as komunikim, pa bashkëpunim të ndërsjellë, policia nuk do të ketë mundësi në tërësi ti njoh dhe ti detektojë problemet reale të qytetarëve.

“Të udhëhiqemi nga praktikat botërore ku qytetarët kanë komunikim të përkryer me policinë dhe i informojnë për çdo sjellje negative të cilat do ti shohin në rrethinën ku jetojnë dhe veprojnë. Për shkak se nëse sot hajduti është te komshiu, ju këtë e keni vërejtur por keni heshtur, me të cilën i njëjti do t’i ik drejtësisë, nesër i inkurajuar mund të vijë edhe tek ju, në shtëpinë tuaj. Për këtë së bashku të ndërtojmë besim dhe respekt, për arsye se policia jemi të gjithë ne, vetëm së bashku mund të kontribuojmë për mjedis më të sigurt në të cilin jetojmë”, u shpreh Kicev.

Fushata “MPB për qytetarët-komunitet, besim, përgjegjësi” fillon sot në tetë qytete të sektorëve të punëve të brendshme dhe do të vazhdojë në katër fundjavat e ardhshme në më shumë qytete në shtet, gjatë së cilës policia përmes shpërndarjes së materialit edukativ dhe bisedave të drejtpërdejta me qytetarët nga ana e nëpunësve policorë nga afër do ta prezantojë rolin e policisë në komunitet. bsh/

Foto: MPB 

QËNDRONI TË LIDHUR