MPB: Bastisje në Gjevgjeli, është gjetur drogë
- Policia e Gjevgjelisë dje në ora 15:30 e ka privuar nga liria J.N (48) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kërcell kanabisi dhe sende me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Policia e Gjevgjelisë dje në ora 15:30 e ka privuar nga liria J.N (48) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kërcell kanabisi dhe sende me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë.
Siç informuan sot nga MPB-ja, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj personit do të bëhet kallëzim përkatës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s