• e diel, 22 dhjetor 2024

MPB apelon për mashtrime të reja në internet: Qytetarët të mos ndajnë të dhënat personale dhe të dhënat e kartelave pagesore

MPB apelon për mashtrime të reja në internet: Qytetarët të mos ndajnë të dhënat personale dhe të dhënat e kartelave pagesore

 Shkup, 12 tetor 2024 (MIA)  - MPB-ja informon se gjatë kësaj periudhe është shpeshtuar dukuria e profileve të rrejshme në rrjetet sociale që paraqiten në emër të Interpolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme apo në emër të kompanive që ofrojnë një lloj ndihme, ndërmjetësim apo edhe kthim të fondeve personave të cilët fondet e tyre i kanë humbur në investime të rrejshme onlajn siç ishte "Konti" dhe të tjerë si ai.

 "Lidhur me këtë dëshirojmë si Ministri e Punëve të Brendshme të informojmë, dhe njëhersëh  të paralajmërojmë se bëhet fjalë për mashtrime klasike onlajn ose të ashtuquajturat mashtrime Phishing, qëllimi i të cilave është mbledhja e të dhënave personale me qëllim të mëtejshëm në përdorimi i tyre në veprime penale, si dhe keqpërdorim të kartelave pagesore për përfitim financiar", thuhet në kumtesën e MPB-së.

 MPB u bën apel qytetarëve që të mos bien në këtë lloj të mashtrimeve dhe të kenë shumë kujdes se ku i lënë të dhënat e tyre personale si dhe të dhënat nga kartelat pagesore.

 "Gjithashtu theksojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka kanalet e veta të komunikimit, gjegjësisht të gjitha lidhjet që kanë të bëjnë me ministrinë tonë mund t'i gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht www.mvr.gov.mk.

 

QËNDRONI TË LIDHUR