• e hënë, 01 korrik 2024

MPB: 34 sanksione për kundërvajtje të veturave të cilat kryejnë transport të udhëtarëve

MPB: 34 sanksione për kundërvajtje të veturave të cilat kryejnë transport të udhëtarëve

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme nga ora 08:00 deri më 12:00 në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e kundërvajtjeve të automjeteve të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë shqiptuar 34 gjoba, prej tyre 23 për shkak të gjendjes jo të rregullt të pajisjeve për frenim, njoftoi MPB.

Në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm janë dërguar 181 autobusë dhe automjete tjera të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar edhe 159 kundërvajtje tjera në trafik.

Nga MPB apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe në kohë të duhur të kontrollohet gjendja teknike e automjeteve dhe me kohë të eliminohen magësitë eventuale në të njëjtat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR