• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPB: Është ndriçuar rasti me tentimin për vrasje të kryetarit të Komunës së Haraçinës, është parashtruar padi penale

MPB: Është ndriçuar rasti me tentimin për vrasje të kryetarit të Komunës së Haraçinës, është parashtruar padi penale

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - SPB Shkup e ka zbardhur ngjarjen penale të 1 prillit të këtij viti në fshatin Haraçinë të Shkupit. Është zbuluar identiteti i kryesit të veprës penale dhe kundër tij në Prokurorinë themelroe publike Shkup është paraqitur padi penale për " vrasje në tentativë".

Është denoncuar se te kryetari i Komunës së Haraçinës R.I. dhe persona të tjerë të punësuar në komunë, gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore, nga një person NN nga pushkë automatike janë gjuajtur më shumë predha, me ç'rast lëndime kanë pësuar E.S. (39) dhe A. A. (22).

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nëpunës policorë nga Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm – Njësia e Delikteve të Gjakut dhe Delikte pranë SPB Shkup, në koordinim me PTHP Shkup, kanë ndërmarrë veprime të shumta operativo-taktike dhe hetimore, gjatë të cilave është konstatuar identiteti i autorit.

Pas dokumentimit të plotë të materialeve zyrtare dhe ekspertizave të kryera, me datë 16.07.2024, në PTHP Shkup është parashtruar kallëzim penal kundër M.A. (36) për veprën penale të kryer “vrasje në tentativë”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit. 123 në lidhje me nenin 19 të KP-së.

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR