Mourinjo e kapi për hunde trajnerin e Galatasarait (video)
- Zhoze Mourinjo ka shkaktuar një incident tjetër në futbollin turk. Portugezi mbrëmë pas humbjes (1:2) të ekipit të tij Fenerbahçe ndaj Galatasarait në çerekfinale të Kupës së Turqisë, ka kapur për hunde trajnerin e skuadrës kundërshtare, Okan Buruk.
- Post By Fami Bajrami
- 08:34, 3 prill, 2025

Stamboll, 3 prill 2025 (MIA) - Zhoze Mourinjo ka shkaktuar një incident tjetër në futbollin turk. Portugezi mbrëmë pas humbjes (1:2) të ekipit të tij Fenerbahçe ndaj Galatasarait në çerekfinale të Kupës së Turqisë, ka kapur për hunde trajnerin e skuadrës kundërshtare, Okan Buruk.
Menaxheri i Galatasarait ra në fushë dhe pas kësaj filloi një shtytje mes futbollistëve të dy skuadrave.
Galatasarai ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë dhe do të përballet me Konjasporin.
Në gjysmëfinalen tjetër Trabzonspori do të luajë me fituesin e ndeshjes Beshiktash-Geztepe. rq/bsh/
Foto: EPA