• e premte, 05 dhjetor 2025

Motivimi i mjekëve të rinj të qëndrojnë në shëndetësinë primare, një prej qëllimeve të rritjes së kapitacionit

Motivimi i mjekëve të rinj të qëndrojnë në shëndetësinë primare, një prej qëllimeve të rritjes së kapitacionit

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Motivimi i mjekëve të rinj dhe infermiereve të qëndrojnë në shëndetësinë primare, të punojnë më shumë në programet e skriningut, preventivën dhe vaksinimin, është një prej qëllimeve të Vendimit qeveritar që parasheh rritje të pikës së kapitacionit për mjekët, gjinekologët dhe stomatologët amë, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Siç përmendi Taravari në konferencën për shtyp në Qeveri prej se kryeministri Hristian Mickoski e arsyetoi vendimin, qëllimi është që edhe mjekëve primar t'u mundësohet të zbatojnë disa metoda të shëndetësisë sekodnare si eko e zemrës, eko e karotideve apo hulumtime të tjera për të cilat janë edukuar dhe kanë licenca, pa i dërguar pacientët tek specialisti.

Mickoski paraprakisht përmendi se nënvlerësimi i mbrojtjes primare shëndetësore çoi drejt uljes së numrit të ambulancave në vitin 2024 në raport me vitin 2023 për 34 ambulanca të mjekësisë së prëgjithshme dhe 24 të stomatologjisë, ndërsa mbi njëqind më pak ambulanta të mjekësisë së përgjithshme ka tani në raport me vitin 2015. Ulje të veçantë, shtoi, ka në vendet rurale dhe më të vogla, për të cilat që në janar u sollën masa të posaçme.

"Prej vitit 2025 e deri më tani, kapitacioni për mjekësinë e përgjithshme u rrit prej 50 në 100 denarë që është dyfishim i vlerës për një dekadë. Për gjinekologjinë gjithashtu kemi rritje prej 50 në 100 denarë, përderisa për stomatologjinë prej 35 në 75 denarë, që është rritje për 114 për qind. Shteti ndan rreth 4.5 miliardë për mjekët, gjinekologët dhe stomatologët amë, ndërsa për këtë rritje do të ndahen rreth 550 milionë denarë apo mbi 9 milionë euro", theksoi kryeministri.

Sipas Vendimit qeveritar, vlera e pikës së kapitacionit për mjekësinë e përgjithshme dhe gjinekologjinë do të rritet prej 75 në 100 denarë apo për 33 për qind, përderisa për stomatologjinë prej 61 nl 75 denarë apo për 23 për qind. Kjo rritje, tha Mickoski, vjen pas stagnimit disavjeçar në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2022 kur pika ishte 63 dhe 48 denarë. ab/

foto: printskrin

 

 

 

  

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR