• e hënë, 23 dhjetor 2024

Motivi për vrasjen e dyfishtë në Gjevgjeli ka qenë prishja e marrëdhënieve të ndërsjella dhe debati banal mes vëllezërve

Motivi për vrasjen e dyfishtë në Gjevgjeli ka qenë prishja e  marrëdhënieve të ndërsjella dhe debati banal mes vëllezërve

Strumicë, 25 shtator 2023 (MIA) - Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Publike, motivi i vrasjes së dyfishtë në Gjevgjeli janë prishja e marrëdhënieve të ndërsjella të dy vëllezërve, e cila kulmoi për shkak të një debati banal për çështjet e shtëpisë së përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur sot Prokuroria Publike e RMV-së, nga ku kanë bërë të ditur se një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka inspektuar vendin e vrasjes, ndërsa prokurori pret kallëzim penal gjatë ditës.

Ndryshe, policia dyshon për gjashtëdhjetë e nëntë vjeçarin V.G. nga Gjevgjelia se mbrëmë rreth orës 19:00 ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe kunatën T.G. (62) para hyrjes së shtëpisë në Gjevgjeli kur i ka qëlluar me armë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR