• e enjte, 04 dhjetor 2025

Moti sot me vranësira dhe shi, nga nesër stabilizim i motit

Moti sot me vranësira dhe shi, nga nesër stabilizim i motit

Shkup, 7 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësiara dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e fortë deri mesatare nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri 13 gradë. 

Në Shkup do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare në disa pjesë të luginës, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bie deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë. 

Deri të mërkurën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut, si dhe mëngjese të ftohta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erëra të forta nga veriperëndimi. Më pas vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me një rritje graduale të temperaturave ditore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR