Moti sot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu
- Moti sot në orët e para të mëngjesit do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut që do të jenë më të bollshme dhe të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here e fortë nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 18 qershor 2023 (MIA) - Moti sot në orët e para të mëngjesit do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut që do të jenë më të bollshme dhe të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here e fortë nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi verior, temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.
Nga nesër do të ketë stabilizim me mot me diell dhe dukshëm më të ngrohtë, përveç të mërkurës ku pritet zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme me kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s