• e hënë, 13 maj 2024

Moti paradite me diell, nga mesdita me mundësi për shi të rrëmbyeshëm

Moti paradite me diell, nga mesdita me mundësi për shi të rrëmbyeshëm

Shkup, 27 prill 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga orët e mesdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 17 deri 23 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe në disa pjesë të rajonit me kushte për shi të rrëmbyeshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale deri 22 gradë Celsius. 

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), prej nesër vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë më të larta për 3 deri 5 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR