Moti nesër në mëngjes do të jetë më i freskët gjatë ditës me diell dhe më i ngrohtë
- Moti nesër në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, me diell gjatë ditës me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:39, 29 prill, 2025
Shkup, 29 prill 2025 (MIA) - Moti nesër në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, me diell gjatë ditës me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë.
Në Shkup, me diell me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 27 gradë.
Të enjten pasdite dhe të premten do të ketë kushte për shira lokalë afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare veriore.
Fundjava do të jetë e qëndrueshme, me diell dhe e ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme priten shira dhe bubullima të herëpashershme.
Foto: Arkivi i MIA-s