• e hënë, 23 dhjetor 2024

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë, në vendet më të larta me borë të lehtë

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë, në vendet më të larta me borë të lehtë

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ftohtë, ndërsa në male dhe disa nga vendet më të larta do të bjerë borë e lehtë, kryesisht në pjesët veriore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e intensifikuar nga veriu me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 2, kurse maksimalja do të arrijë nga 2 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), natën drejt të hënës do të ketë borë të lehtë në male e herë pas here edhe në vendet më të larta në pjesët veriore. Më pas do të jetë ftohtë, mot stabil dhe me diell gjithnjë e më shumë. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie të ndjeshme gjatë javës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale. Do të fryjë erë kryesisht veriore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR