• e shtunë, 18 maj 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshme, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshme, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Sidomos pasdite dhe në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu afatshkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, ndërsja maksimalja do të arrrijë prej 16 deri në 23 gradë,informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Deri të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, në disa vende i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura të shiut afatshkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë dhe breshër. Të shtunën moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm afatshkurtër, ndërsa pastaj pritet mot i ndryshueshëm me paqëndrueshmëri më të dobët. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR