Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 18 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 09:33, 9 nëntor, 2025
Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 18 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të bie 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 17 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, të hënën moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 30 litra në një metër katror për 24 orë) me paraqitje të bubullimave.
"Të martën paradite do të ketë shi të përkohshëm lokal, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar veriore. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. sa/
Foto: MIA arkivi