Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut në orët e pasdites
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes në disa lugina me paraqitjen e mjegullës. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe kushte për bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:25, 3 nëntor, 2025
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes në disa lugina me paraqitjen e mjegullës. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe kushte për bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 21 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes në pjesë të luginës me paraqitjen e mjegullës së lehtë. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të ulet deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 18 gradë.
Pason periudha e motit me vranësira të ndryshueshme, në disa lugina me shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Të martën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe do të fryej erë mesatare, kohëpaskohe erë më e fortë veriore. Temperatura ditore do të ulet për disa gradë. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa reshjet lokale të shiut përsëri priten në ditët e fundjavës së ardhshme. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s