• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar (mbi 60 km/h) nga drejtimi jugor, e cila do të shkaktojë shkrirjen e mëtejshme të shtresës së dëborës në male", informojnë nga DPHM-ja.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Nën ndikimin e valës së lagësht të dielën do të ketë reshje lokale shiu. Era do të ndryshojë drejtimin në veri dhe do të intensifikohet, ndërsa nga e hëna temperaturat do të kenë rënie. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR