• e mërkurë, 01 prill 2026

Mot me vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave deri të premten, në male borë

Mot me vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave deri të premten, në male borë

Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 5, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri 15 gradë, kumtoi DPHM-ja.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për të reshura të përkohshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, prej sot e deri të premten do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male të borës. Për shkak të ftohjes, reshjet do të shndërrohen në borë edhe në disa nga vendet më të larta. Nesër dhe pasnesër do të ketë reshje më të mëdha. Në këtë valë pritet të ketë lokalisht mbi 50 l/m². Do të fryjë erë mesatare, ndërsa të mërkurën e përforcuar nga drejtimi verilindor. Gjatë fundjavës, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me rritje të temperaturave ditore, njoftoi DPHM. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR