• e enjte, 02 prill 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

30 mars 2026 (MIA)

1135. - Lindi filozofi, mjeku matematikani dhe astronomi hebraik Mojsej ben Majmon, i njohur si Mojsej, pasues i Aristotelit.

1746. - Në Fuentetodos, Aragonia, lindi Francisko Hose de Goja, piktor dhe skalitës spanjoll. Vdiq në Bordo, më 16 prill të vitit 1828.

1842. - Mjeku amerikan Kroford Long, i pari gjatë një intervenimi kirurgjik në spitalin në qytetin Xheferson, në shtetin amerikan Xhorxhia, e përdori eterin si anestetik.

1844. - Në Metc lindi Pol Verlen, poet francez, i cili dukshëm ndikoi ndaj shkollës simbolike. Poezitë e tija janë përplot me lirika dhe muzikë. Vdiq në Paris, më 18 janar të vitit 1869.

1853 - Lindi piktori holandez Vincent van Gog. Veorat e tij, rreth 850 fotografi dhe më shumë se 900 vizatime, pejsazhe dhe portrete, në mënyrë vendimtare ka ndikuar në artin modern. Në gjendje të çrreullimit nervor kreu vetëvrasje në vitin 1890.

1856. - Në Paris, me marrëveshje paqësore përfundoi Lufta e Krimesë ndërmjet Rusisë dhe Perandorisë Osmane.

1867. - Nënshkruhet Marrëveshje mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Rusisë me të cilën, SHBA nga Mbretëria Ruse e bleu Alaskën për 7,2 milionë dollarë amerikanë. Vlera e Alaskës u tregua në vitin 1897, kur është zbuluar ar, vende të pasura me minerale dhe naftë.

1894. - Lindi Sergej Vladimiroviç Iljushin, konstruktor aeroplanësh rus.

1912. - Vdiq Karl May, shkrimtar gjerman.

1913. - Lindi Frenki Lejn, këngëtar amerikan, i cili me një sërë hitesh u bë njëri ndër muzikantët më të popullarizuar të vitete të 50-ta.

1940. - Japonia vendosi qeveri marionetë në Kinën e okupuar.

1950. - Vdiq burrështetasi francez Leon Blum, uhëheqës i Partisë Socialiste nga themelimi në vitin 1920, socialist i parë kryeministër i Francës.

1967. - NATO i mbylli shtabet ushtarake në Francë, pasi presidenti Sharl de Gol vendosi ta tërheqë vendin nga ai aleat ushtarak perëndimor nën dominim të SHBA-së.

1973. - Kontigjenti i fundit me ushtarë amerikan e braktisi pjesën jugore të Vietnamit. Në luftën vietnameze e humbën jetën më shumë se 58.00 ushtarë amerikanë.

1974. - Aeroplani i parë kinez për udhëtarë ka aterruar në Nju-Jork.

1979. - Iranianët në referendum dyditorë me shumicë bindëse votuan krijimin e Republikës islamike.

1981.- Presidenti amerikan, Ronald Reagan, pasi doli nga një hotel në Uashington, u lëndua lehtë nga atentatori Xhon Hinkli.

1986. - Ka vdekur aktori amerikan i fillimit Xhejms Kegni.

1988. - Në Lenak vdes Adgar For, ish-kryeministër i shumëfishtë francez. Përveç me politikë, është marrë me histori, filozofi, letërsi dhe muzikë. Ka shkruar edhe romane politike nën pseudonimin Edgar Sandej.

1990. - Parlamenti i Estonisë e ka shpallur Bashkimin Sovjetik si fuqi okupuese dhe kërkoi pavarësi të plotë.

1994. - Në Strasburg, Republika e Maqedonisë ka nënshkruar 15 konventa të Këshillit të Evropës.

2003. - Në Nju-Jork madje edhe baret dhe restorantet janë shpallur për zona jo duhanpirëse.

2006. - Ka vdekur ish presidenti i Estonisë, Lenart Meri, person kyç i lëvizjes për pavarësi në këtë vend baltik. Meri ka qenë president i Estonisë nga viti 1992 deri në vitin 2001.

2007. - Të paktën 54 persona prej të cilëve shumica të huaj nga vendet e ndryshme islamike, janë vrarë në përleshjet mes terroristëve me Al Kaedën dhe pjesëtarët e fiseve pakistaneze në rajonin e Vaziristanit Jugor.

QËNDRONI TË LIDHUR