• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut

Mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut

Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut, të ndjekura me bubullima dhe erë të përforcuar. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë kah fundi i ditës dhe gjatë natës, veçanërisht në pjesët lindore dhe jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej tetë deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të përkohshëm, përkohësisht i rrëmbyeshëm i ndjekur me paraqitje të bubullimave dhe erë të përforcuar veriore. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi. Temperatura minimale do të bie deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 21 gradë.

Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të pëërkohshme të shiut, i ndjekur me bubullima të rralla. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët lindore, ku do të arrijnë mbi 30 litra në një metër katror. Shi të përkohshëm lokal do të ketë edhe të hënën paradite. Deri të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR