• e shtunë, 27 korrik 2024

Mot me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë nga drejtimi verior

Mot me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë nga drejtimi verior

Shkup, 4 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në zonat lindore, erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, kurse në Pellagoni herë pas here e përforcuar nga drejtimi perëndimor e cila në Manastir do të arrijë shpejtësinë deri në 45 km/h.

Më së shumti shi gjatë ditës dhe natës së kaluar ka rënë në Kriva Pallankë 20 litra për metër katror, ​​në Shtip 15, në Berovë 12, në Petrovec - Shkup dhe Ohër 9, në Demir Kapi 7, në Pretor 5, në Veles dhe Kavadar 4, në Strumicë dhe Gjevgjeli 3, në Vinicë dhe Lazaropole 2 dhe në Manastir e Kumanovë një litër për metër katror.

Sinoptikët për nesër parashikojnë mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë për nesër dhe të hënën. Të martën do të ketë lokalisht dukuri të izoluar me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Nën ndikimin e valës së re të lagështisë, të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot të paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR