• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me vranësira me reshje lokale të shiut

Mot me vranësira me reshje lokale të shiut

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të përkohshme lokale shiu, veçanërisht në mëngjes në pjesët jugperëndimore dhe jugore. Pritet të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Në Shkup parashikohet gjithashtu mot kryesisht me vranësira dhe shira të përkohshëm me intensitet më të lehtë. Pritet të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura në kryeqytet pritet të jetë midis 9 dhe 14 gradë Celsius.

Shtatëmbëdhjetë gradë Celsius janë paralajmëruar për në Gjevgjeli dhe Demir Kapi.

Sipas sinoptikëve, nesër, gjtihashtu, reshjet do të jenë me intensitet më të ulët. Të premten dhe në ditët e fundjavës, sërish priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut, lokalisht në formë të stuhisë me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës nga e diela dukshëm do të bien.

Ndërsa për Shkupin, në periudhën e ardhshme parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut që në disa pjesë të luginës do të jenë më të rrëmbyeshme. Pritet erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR